.

Greta Koçi mikeshë e ngushtë e familjes Kallaku, çfarë dhurate i ka bërë bebes së sapo ardhur në jetë

Familjes Kallaku i është shtuar një anëtar i ri, vajza e vogël e familjes, që u ka falur atyre pafund shumë lumturi e gëzim.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe aktori Bes Kallaku janë bërë prindër të një vajze të cilës i kanë vënë një emër shumë të veçantë, e që është Ajka.

Përveç nga familjarët dhe miqtë, Xhensila dhe Besi kanë marrë urime edhe nga kolegët e tyre.

Është Greta Koçi ajo, e cila përveç se uroi prindërit Kallaku, bëri për ta një dhuratë modeste, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale. Fjala është për një tufë lulesh dhe tullumbace ngjyrë rozë!

Veprim ky shumë i bukur nga ana e saj dhe që tregon se sa shumë të afërt janë artistët me njëri tjetrin. Greta Koçi është e para që është shfaqur me dhuratën e saj ndaj bebes së vogë.

Me siguri do të ketë plot artistë të tjerë që do të urojnë çiftin pasi ata janë shumë të dashur për të gjithë.