.

Befason moderatori i njohur Morena Tarakun e kam pasur studente, vetëm një provim ka marrë

Për shkak të jetës së saj private dhe fotove provokuese, këngëtarja Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë. Së fundmi ajo pati vëmendjen e publikut për lidhjen e ndarjen e menjëhershme që pari me Iranianin Sasha.

Por fansat e saj nuk e dinin se këngëtarja ka qenë studente në universitet dhe një nga pedagogët e saj ka qenë edhe gazetari i njohur Adriatik Kelmendi.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Promenade Vere”, ku pyetjes së bërë për Morenën ai i është përgjigjur se e ka pasur studente dhe se ende nuk ka marrë provimet.

“Morenën e kam pasur studente në dy lëndë, një provim e ka marrë, po i them hajde mëso jepe dhe provimin tjetër mbaroje shkollën, ka thënë Kelmendi duke qeshur.