.

I kushtoi një shifër marramendëse Juventusit, por një fanellë e Rondalos shitet në një minutë

Mesa duket kostoja për ardhjen e Cristiano Ronaldos do të jetë shumë e madhe për Juventusin. Përvec çmimit të blerjes së tij Juventus do t’i paguajë Ronaldos një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon. Mirëpo duket se kjo blerje ia ka vlejtur sepse Ronaldo po bëhet një burim të ardhurash më anë të shitjeve nga fanellat.

Deri më tani në Milano një fanellë e Ronaldos po blihet për çdo minutë që kalon. Në dyqanin e Juves në Milano janë bërë radhë të gjata si dhe porositjet online kanë zënë një numër të madh për fanellat gati për tu shitur.