.

Humbja e Belgjikës, flet kapiteni mes lotësh: Jam i zhgënyer, kishim ëndërruar…

Kapitenit i Belgjikës, Eden Hazard mes lotësh tha se është zhgënjyer pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pasi sipas tij skuadra e tyre meritonte më shumë.

“Jam i zhgënjyer nga humbja dhe eliminimi, pasi meritonim më shumë. E kishim ëndërruar finalen, por edhe jemi të kënaqur që arritëm deri këtu”.Belgjika u mund 1-0 nga Franca në një ndeshje me rivalitet dhe emocione, që kualifikoi “gjelat” në finale, ndërsa “djajtë e kuq” do të luajnë për vendin e tretë me humbësen e ndeshjes mes Anglisë e Kroacisë.

Më tej, hazard thotë: “Mendoj se jemi ekipi më i fortë i Botërorit, por u përballëm me një skuadër solide në mbrojtje, që kur krijon 2-3 raste shënimi për gol i shfrytëzon në maksimum ato. E kontrolluam lojën, por nuk krijuam shumë raste, ndërsa Franca u mbrojt mirë. Lloris bëri një pritje të madhe në pjesën e parë. Ishte një ndeshje e vështirë, ku vendosën detajet. Një goditje këndi bëri diferencën në këtë takim“, u shpreh Eden Hazard.