.

Video/Tifozët e Kolumbisë i ndërpresin raportimin gazetares shqiptare, ja çfarë thanë për Shqipërinë

Kombëtarja e Argjentinës pësoi një humbje turpëruese ndaj Kroacisë duke u mposhtur me rezultatin e thellë 3-0
Për shkak të kësaj humbjeje Argjentina konsiderohet praktikisht e eleminuar nga Kapionati Botëror.
Ndonëse kjo humbje ka shkaktuar pakënaqësi, për një pjesë tjetër të tifozëve nuk mund të themi të njëjtën gjë.
Ka pasur edhe shumë tifozë të lumtur duke bërë tifo.

Ndërsa korrespondentja e emisionit ‘Debati në Channel One’ të Roland Qafokut, po raportonte nga Rusia për të treguar situatën e pas ndeshjes, tifozët e Kolumbisë kanë ndërhyrë në transmetimin live.

Tepër të lumtur dhe duke bërë tifo për kombëtaren e tyre, ata kanë pyetur gazetaren Blerina Mahmutaj, se në cilin shtet po raportonte.

Sapo Blerina i tha që po raportonte në Shqipëri, tifozët u shprehën se i pëlqente shumë vendi ynë.