.

“Vdekja e saj e fundosi plotësisht”, pak orë para funeralit të stilistes Kate Spade, ndërron jetë edhe i ati

Stilistja e famshme e modës Kate Spade i dha fund jetës së saj në fillim të muajit qershor duke u vetëvrarë. Ajo u gjet në 5 qershor e vdekur në shtëpinë e saj teksa ishte vetëvrarë me një shall.

55-vjeçarja thuhet se prej 4 vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë mendore, të cilën nuk e përballoi dot. Një humbje e madhe kjo për familjen, miqtë e saj dhe botën e modës.

Mirëpo ndërkohë që familja e saj po përgatitej për funeralin e saj, një ditë para se t’i jepej lamtumira e fundit, babi i saj, Earl F. Brosnahan Jr u nda nga jeta.

“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se babai i Kate, vdiq në moshën 89 vjeçare. Ai ka pasur probleme shëndetësore edhe më parë, por vdekja e saj e fundosi plotësisht”, mësohet të ketë thënë familja e saj për “New York Daily News”.

Në ceremoninë e funeralit të stilistes së famshme morën pjesë shumë familjarë, miq dhe kolegë të saj të cilët u shfaqën me lot në sy.