.

Erjon Braçe e kap për faqe dhe i thotë “të fala Sandrit”, por ja si i përgjigjet gazetarja

Gazetarja  e “Channel One” Sonila Musai u ka bërë një pyetje provokuese  deputetëve të parlamentit shqiptar në lidhje me kampionatin Botëror.

Ajo i pyet në lidhje me rezultatin e ndeshjes Itali-Holandë por kjo është pyetje pakuptim pasi këto dy skuadra nuk janë fare në botëror.

Përgjigjia më interesante ishte ajo e Erion Braçes. Pasi gazetarja u bëri pyetjen deputeti Erjon Braçe, nuk nguroi të kapë prej faqeje gazetaren dhe t’i thotë “të fala Sandrit“, por harron që ajo nuk flet në emër të televizionit Klan, por Chanel One.

Biseda:

Gazetarja: Sa mendoni se do dalë ndeshja Itali- Hollandë?

(Erjon Braçe e kap për faqe)

Gazetarja: Uaaa më ke kap për faqe.

Braçe: Ta kap faqen se…

Gazetarja: Se të dukem e vogël?

Braçe: Më dukesh më e rëndësishme se pyetja që bën. Thuaji Sandrit…

Gazetarja: Jo s’jam e Sandrit.

Braçe: Thuaj atij tjetrit që Italia dhe Hollanda s’janë fare në kampionat.

Marrë nga Tema