.

A është ndarë me Genarin? Eva Murati shton dyshimet: E bëra publike që 16 vjeç, por më ka bezdisur…

Para disa kohësh, moderatorja sportive Eva Murati ishte në qendër të vëmendjes lidhur me jetën e saj private.Në atë periudhë u përfol se historia e saj e dashurisë me djalin e Jozefina Topallit, Genarin kishte përfunduar.Megjithatë Eva dhe Genari i mohuan këto zëra.
Mirëpo ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në “Report TV” kjo temë është rikthyer sërish dhe Eva është shprehur se ndihet e lodhur që të gjithë vazhdojnë dhe flasin për jetën e saj private dhe jo për arritjet e saj profesionale.

“Media ka abuzuar me emrin tim, ndaj unë kam vendosur që t’i jap fund këtyre diskutimeve dhe të mos flas aspak për jetën time private. Me gjithë respektin që kam për karrigen tuaj të prezantuesit, unë nuk dua të përgjigjem. Nuk e kam pasur më përpara problem që të merrem me këtë temë. Lidhja ime është bërë publike që kur unë kam qenë 16 vjeç, por gjëja që mua më ka bezdisur më shumë është që përpos gjithë arritjeve të mia, kjo ndoshta veçohet më tepër nga të tjerat.Njerëzit që nuk më njohin fare më njohin vetëm nëpërmjet atyre që shkruhen në portale apo në media dhe kjo më bezdiste më tepër.

Unë shkoj në emisione kuzhine, më pyesin për jetën personale, shkoj në emisione muzike, më pyesin për jetën personale. Ky nuk është problemi im por i medias që ka abuzuar me emrin tim. Ndaj unë thjesht kam vendosur ti jap fund kësaj gjëje. Unë do vazhdoj të lë një pikëpyetje të madhe të gjithë kësaj meqenëse të gjithëve iu pëlqen kaq shumë”, u shpreh moderatorja simpatike.