.

Vazhdojnë lëvizjet nëpër televizione.Kush është moderatorja e njohur që do t’i bashkohet ‘Top Channel’

Gjatë gjithë qershorit qarkulluan lajme lëvizjesh mes gazetarëve në televizione të tjera duke qenë se gjatë verës bëhen të gjitha përgatitjet për nisjen e një sezoni të ri në shtator.
Pas lëvizjes së moderatorit të njohur Turjan Hysko nga Vizion Plus në Tv Klan, por edhe të aktorëve të apartamentit 2XL, një tjetër personazh i njohur ka vendosur të lëvizë nga ky televizion.

Sipas Blitz.al mësohet se në Top Channel do të ketë një lëvizje përsa i përket emisionit të pasdites. Juli Kristafi do të zëvendësohet me Anila Çelën, gazetares që prej vitesh e kemi parë në “Vizion Plus” dhe aktualisht drejton “Vizionin e Pasdites”.

Duket se dy televizionet “Tv Klan” dhe “Top Channel” janë duke marrë më të mirën e “Vizion Plus” edhe pse mbetet të shohim kur gjithçka të konkretizohet në shtator.