.

Showbizi në zi/Ndahet nga jeta një nga personazhet më të dashura të muzikës(Foto)

Përsëri botën e showbizz-it e kanë pushtuar notat e dhimbjes dhe këtë herë për një humbje goxha të madhe.

Kitaristi i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Jaminit është konfirmuar nga familjarë dhe miq të tij.Gruaja e tij, Aida Jamini, ka postuar fotografinë e zisë në profilin e saj në Facebook, ku ka marrë ngushëllime.

Mësohet se Jamini ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së muzikantit. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.