.

Nuk ka më vend për dyshime: Albi Nako dhe Alba po na vërtetojnë se nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin(Foto)

Prej kohësh koreografi Albi Nako dhe balerina e tij Alba Hoxha janë përfolur se marrëdhënie e tyre është diçka më shumë se shoqëri.
Duket se Albi e mban gjithandej me vete balerinën, pasi shihen kudo bashkë.Ata kanë qenë bashkë në Belgjikë, Paris dhe Amsterdam, në eventin e Class, ndërsa këtë herë në Kosovë.

Megjithatë dyshja e ka mohuar se janë në një lidhje, por fotoja që publikon balerini Graciano Tagani të bën sërish të dyshosh.

Pas përfundimit të Dancing with the stars, Graciano është bashkuar sërish te trupa e kërcimit të koreografit Nako dhe marrëdhënia vazhdon të jetë e ngushtë.
Ajo që na bëri përshtypje në foton e publikuar nga Graciano është se ata ndodhen sërish pranë njëri-tjetrit.