.

Ish-mafiozi John Alite takohet me Stresin në Tiranë, çfarë lidhje kanë ata me njeri-tjetrin?

John Alite, dikur pjesë e grupit mafioz Gambino në Amerikë, sot mafiozi që rrëzoi Cosa Nostran është i mbrojturi i FBI-së.

Këto ditë ai gjendet në Tiranë. Ka ardhur bashkë me dy djemtë e tij për t’i njohur ata me Shqipërinë.
“Nuk dua që në rrugë të mbeten mesazhet e mia të vjetra që të vriten e të lëndohen njerëz”, është shprehur ai duke shtuar se do të jetë idhull për të rinjtë.
Gjatë qëndrimit të tij ai është takuar me reperin e njohur Stresi i cili ka publikuar foto gjatë një darke me të dhe fëmijët e tij.
Madje ai i quan ata familje, por nuk dihet çfarë lidhje ka reperi me John Aliten. “Legjenda kurrë nuk vdes”, shkruan Stresi në foton e postuar në Instagram.