.

“Të jap besën e shpirtit e të gjakut!”/ “Kokashta” i kthen përgjigje Izet Haxhisë

Izet Haxhia i ka befasuar të gjithë sot. Nga kafazi i hekurt ai i bëri një propozim të hapur të dashurës së tij, Franca.

Propozim ky i cili është pranuar nga e dashura e tij.

Në faqen në Facebook të Izet Haxhisë është publikuar këtë pasdite një postim nga një vajza e cila menaxhon profilin e tij.

Ajo shkruan:

Sot , jemi vetem une e ti!
Dhe dashuria!
Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!

Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy?) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:

Ne emer te pasionit: PO!

Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!

Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!

Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!

Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!

Ne emer te te gjitha dashurive:PO!

NE emer te lumturise: PO!

Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!

Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!

Ne emer te arsyes magjike : PO!

Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!

Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!

Ne emer te beses se dhéne: PO!

Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!

Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!
Do martohem me ty!
Kudo e sido qofte!
T a jap besen e shpirtit e te gjakut!

Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!

Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!

Kokashta jote!