.

“Tani ajo nuk ndjente më dhimbje”, rrëfimi rrëqethës i nënës: Kalova një javë me vajzën pas vdekjes së saj

E veshur me fustanin e saj të preferuar dhe me lule në flokët, Daisy Nimmo dukej si një princesh e vogël.Në sfond luhej muzika e saj e preferuar, përreth ishte krijuar një atmosferë me dritë zanash ndërsa ajo qëndronte me sytë e mbyllur.
Ky lloj imazhi është një ngushëllim për nënën e saj Stephanie, por për fat të keq, Daisy nuk ishte në gjumë, ajo kishte ndërruar jetë në moshën 12 vjeçare.

Falë një dysheku të veçantë, Stephanie ishte në gjendje të mblidhte kujtime të çmuara  përgjatë një jave edhe pse e bija kishte vdekur.
Ky ishte një moment pikëllues dhe mjaft i vështirë për nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të cilët duhet t’i thonin lamtumirën Daisyt në shtëpinë e tyre.

“Ajo dukej sikur ishte në gjumë. Ishte i mrekullueshëm ai moment sepse ndiheshim sikur ajo ishte ende me ne” u shpreh nëna e saj.
Daisy vdiq nga një sëmundje e rrallë, një sindromë që prek më shumë se 300 fëmijë në mbarë botën. Ajo rrezikohej me 17 % nga tumori, problemet e zemrës dhe eshtrave. Ajo jetoi më shumë se sa ishte parashikuar nga mjekët.
Nëna e saj tregon se shumica e miqve të saj ishin frikësuar në momentin kur panë Daisyn pas vdekjes, por pozitivja ishte se ajo tashmë nuk ndjente më dhimbje dhe dukej e relaksuar.

Përshtati: Hapur.al