.

La shkollën në moshën 14 vjeçare, por sot është një mjeke e shkëlqyer


E la shkollën në moshën 14 vjeçare dhe i hyri një rruge të keqe, mes alkoolit dhe drogës, por sot, Jo Barton, 32 vjeç ja ka dalë duke e nisur jetën nga e para. Ajo ju rikthyr shkollës dhe arriti të diplomohej në mjekësi.
‘Adoleshenca ime ka qenë vërtet e keqe. Ne nuk e kishim nënën në shtëpi, ajo ishte e sëmurë dhe më shumë rrinte në spital. Babai gjithë kohën i larguar me punë. E lash shkollën që 14 vjeç, dhe nuk po jetoja në shtëpi. Nisa alkoolin në moshë të hershme – rreth 13 vjeç – dhe pija çdo ditë. Kam qenë ndoshta në depresion, por unë nuk e dija këtë në atë kohë. U ktheva tek alkooli dhe më pas fillova të rebelohesha dhe kjo më solli shumë probleme si adoleshente,’’ tregoi ajo.
Barton vuajti nga çrregullime bipolare, edhe pse sot ajo po përballet shumë mirë me këtë simptomë. Pas viteve të gjata në depresion ajo kërkoi një të niste një jetë të re dhe të pastër. Ajo filloi të shikonte për ndonjë punë që mund të gjente.


Puna e saj e parë ka qenë kamariere por nuk zgjati shumë pasi nuk u përkushtua sa duhej. Por pavarësisht kësaj diçka pozitive rezultoi nga ajo punë, pasi aty njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm me të cilin janë bashkë prej 15 vitesh.
Pa asnjë kualifikim dhe me një CV relativisht të zbrazët, znj. Barton vendosi të niste punë në institucionet shëndetësore. Dhe fatmirësisht ajo gjeti punë si asistente shëndetësore në Shtëpinë e Kujdesi St Catherine në Broxbourne, ndërkohë pati vullnetin që të kryente dhe studimet paralelisht me punën.
Kanë qenë vite të vështira për të, mes punës dhe studimeve, asaj i duheshin të ardhura financiare dhe punonte 60 orë në javë, “Ka pasur raste që rrija me një vakt në ditë dhe nuk e di as vetë si mbijetova ndaj këtyre vështirësive. Kishte shumë herë që mendoja ta lija shkollën, por jo, më pas mendoja se do të mbetesha sërish pa asgjë. ’’Tani që ja ka dalë mbanë mendon se po të kishte një jetë normale nuk e di çfarë do të ishte bërë sot, mendon se vështirësitë që pati në jetë e shtynë drejt profesionit të mjekësisë dhe për këtë sot është e lumtur. Përktheu, hapur.al