.

Vajza police dashurohet me të burgosurin, i dërgonte foto dhe letra erotike, ja historia e tyre


Një police e re 26 vjeç ka nisur një marrëdhënie dashurie me një nga të burgosurit e institucionit ku ajo punonte. Përmes një kolegu të saj ajo i dërgonte djalit të dënuar letra dhe foto të saj erotike. Barbara Dyer, 26 vjeç, krijoi edhe marrëdhënie seksuale me Saul Poëell që ishte dënuar me 17 vite burg për grabitje të armatosur dhe prostitucion.
Një muaj pasi i dënuari mbërriti në Burgun e Winchesterit, ku dhe vajza punonte, dyshohet se mes tyre kishte filluar një marrëdhënie intime. Kur nuk mund të takoheshin për shkak të turneve, vajza i dërgonte letra dhe mesazhe dashurie atij përmes një kolegut të saj i cili gjithashtu po hetohet nga policia.
I dënuari Poëell, nga Ramsgate, u burgos për 17 vjet pasi së bashku me mikun e tij Mitch Jarvis filluan të plaçkitnin prostitutat , ku iu prezantoheshin si klientë por më pas i vidhnin dhe i kërcënonin me armë.
Gjykata shtiu në dorë një varg letrash me përmbajtje seksuale që policja ja dërgonte të burgosurit, ku përshkruante një mori aktesh seksuale që dëshironte të kryente me të.

Në një letër , e cila përfshinte fotografi intime të saj, Dyer i shkrunate se mendonte gjatë gjithë kohës për të. ‘Për mua ti nuk je thjesht një i burgosur, ti je një njeri. Meriton të kesh ëndrra dhe aspirata. Kur të dalësh, unë do të mbështes. Mund të shkojmë në një hotel bashkë. Do të të heq rrobat nga ashensori,’ i shkruante ajo.
Gjyqi ende vijon dhe nuk dihet se çfarë dënimi do të marrin dy oficerët e policisë…Përktheu, hapur.al