.

Shokëve të bezdisur të ‘Instagramit’ u gjendet zgjidhja, rrjeti social sjell opsionin e shumëkërkuar

Nëse nuk na pëlqenin fotot e disa personave në ‘Instagram’ e vetmja zgjidhje ishte ta bënim atë ‘unfollow’ megjithatë ta heqësh një shok nga grupi i ndjekësve nuk është gjithnjë një zgjidhje e mirë. Ndaj së fundmi Instagram ka sjell versionin e shumëkërkuar nga të gjithë i cili ishte fillimisht funksional vetëm për Insta storyn shkruan Hapur.al.
Tani Instagram do të mundësojë edhe ndalimin e fotografive të dikujt pa patur nevojën ta hiqni nga shoqëria sepse ky veprim i fundit krijon situata të padëshiruara.
Ndonëse Instagram nuk e ka shumë të dukshme kur dikush të heq nga ndjekësit, mjafton ta kërkosh te lista dhe e kupton nëse e ke ende shok.
Opsioni “Mute” është ai që të gjithë po kërkonim në mënyrë që të mos i heqim disa shokë, po thjesht të mos shohim se çfarë postojnë ata.Mësohet se ky opsion do të aktivizohet për të gjithë përdoruesit gjatë javëve të ardhshme.