.

Rrëmbeu studenten 24 vjeçare, policia vret autorin, por vajza nuk është gjetur…


Një studente irlandeze u rrëmbye në mes të ditës ndërsa Policia ra në gjurmët e autorit të këtij rrëmbimi. Vajza 24 vjeçare me emrin Jastine Valdez thuhet se u rrëmbye nga një burrë që kishte një makinë Nissan Qashqai të zi.


Polcia u vu në ndjekje të këtij personi dhe ndërsa ai nxori thikën kur ju afruan policët, këta të fundit gjuajtën për vetëmbrojtje dhe e lanë atë të vdekur në vend. Por vajza e zhdukur nuk është gjetur ende dhe nuk dihet fati i saj.


Vajza me origjinë nga Filipinet u pa për herë të fundit duke dalë nga shtëpia e saj ditën e shtunë. Kjo histori vazhdon të hetohet pasi policia mund të kjtë gjetur rrëmbyesin, por fatkeqsisht ai u qëllua për vdekje dhe tani nuk mund të jap dëshmi për rrëmbimin dhe vendndodhjen e vajzës 24 vjeçare. Të gjithë shpresojnë që ajo të gjendet sa më shpejt shëndoshë e mirë. Përktheu, hapur.al