.

Gabimet më të shpeshta që bëjmë me flokët duke i shkatërruar pa e kuptuar

Flokët e bukur janë ata të shëndetshëm, të pastër dhe të dendur. Gjithmonë duhet t’i kushtoni flokëve kujdes të veçantë, mënyrës si i stiloni dhe sa herë i lani. Ndonjëherë edhe pa kuptuar ne bëjmë disa gabime të cilat i dëmtojnë flokët.

E gabuar: Para se t’i thajnë flokët, shumë vajza i fshijnë flokët me peshqir.Ky është një problem serioz.Ky veprim ndikon në sipërfaqen e flokëve duke i bërë ata të brishtë dhe delikatë.

Mënyra korrekte: Fshijini flokët lehtësisht me peshqir për të hequr ujin e tepërt nga lart poshtë.

E gabuar: Mos i shtrëngoni shumë flokët kur i kapni sepse në këtë fazë ata mund të jenë shumë të ndjeshëm dhe mund të dëmtohen lehtësisht. Fillimisht thajini flokët dhe më pas përdorni një locion, xhel për flokët.

Korrekte:Përdorni produktet e duhura për llojin e flokëve.Flokët e hollë kanë nevojë për produkte të cilat i ofrojnë volum.Flokët të cilët janë të të dendur dhe kanë qimen të trashë duhet të përdorin produkte që i sigurojnë hidratim.
E gabuar: Mos përdorni produkte stiluese sepse ato e mbingarkojnë flokun dhe e bëjnë më të yndyrshëm.

Korrekte: Aplikoni një produkt mbrojtës kur vendosni t’i shtrini sepse në të kundërt ata do të bëhen shumë të thatë dhe do të shkatërrohen.

Hapur.al