.

Fëmija lindi me trurin jashtë kokës, flet nëna: Më thanë që kishte vetëm 20 minuta jetë, por pas operacionit 5 orësh, ndodhi mrekullia

Mrekullitë ndodhin vërtetë dhe ky rast e vërteton më së miri ku një bebe lindi në kushte të rralla me trurin jashtë kafkës së kokës, gjë që i bëri mjekët të mendonin se mund të vdiste për 20 minutat e ardhshme.Megjithatë ajo pati një përmirësim të menjëhershëm dhe pas 4 javësh ajo iu nënshtrua një operacioni prej 5 orësh që të riparonte indin në trurin e saj.
Karlie Toland, tani 17 muajsh mendohet të jetë i vetmi person në botë i cili vuajti këtë rast të rrallë ku truri po zhvillohej jashtë kokës.
Tani gjendja e saj është përmirësuar shumë dhe nëna e saj ndihet krenare se si vogëlushja mund të hajë vet ushqimin.
Duket se vajza e vogël po shfrytëzon shanset dhe është shumë e fortë edhe pas kësaj situate të vështirë që jeta e ka përballur.
“Më thanë se vajza do të vdiste për 20 minutat e ardhshme.Mu thye zemra megjithëse ajo kishte një pjesë të trurit jashtë, dukej sërish perfekte.Ajo nuk u dorëzua dhe ishte mjaftueshëm e fortë për të përballuar këtë situatë”, u shpreh nëna e saj.

Hapur.al