.

Edukatorja preket nga virusi i rrezikshëm në çerdhe, humbet fëmijën në muajin e 4 të shtatzënisë


Një edukatore e re, vetëm 25 vjeç humbi foshnjën e saj 4 muajshe si pasojë e një virusi të rrezikshëm që mori në çerdhen ku punonte. Gemma Carlile nga Neëcastle, ishte 16 javëshe kur ajo u prek nga sëmundja e rrallë që njihet se ‘sindorma e faqeve të kuqe’. Në fakt mjekët i thanë asaj se ishte imune ndaj virusit por fatkeqsisht foshnja e saj nuk mundi të mbijetojë. Virusi siç e tregon emri shkakton një skuqje të ndritshme tek faqet.
Pas kontraktimit të virusit – i njohur si parvovirus B19 – mjekët i thanë Gemma-s lajmin e keq se foshnja e saj e palindur nuk ishte mirë. “Në pothuajse 18 javë fëmija im kishte filluar të tregonte shenja të anemisë së fetusit që shkaktohej nga virusi”, tha mamaja e trishtuar.
Nisur nga rasti i saj ajo tani kërkon që gratë e tjera të bëjnë kujdes kur janë shtatzëna duke mos rënë në kontakt me lloj-lloj ambientesh pasi mund të preken nga viruse të ndryshme dhe ti bëjnë dëm vetes dhe foshnjës së tyre.


“Pata një hematomë të madhe në mitër, bëra ri-skanim e cila më konfirmoi se djali im po bëhej gjithnjë e më i sëmurë. Anemia te fëmija u shkaktua nga virusi në fjalë. Gemma-s, dhe bashkëshortit të saj Terry, 26 vjeç, iu thanë se foshnja e tyre do të duhej t’i nënshtrohej transfuzionit të gjakut në mitër. Kjo ishte planifikuar për dy ditë më vonë ndërsa po përkeqësonte situata kaq shpejt, zemra e tij po punonte kaq shumë saqë nëse nuk do të pajtoheshim me transfuzionin, do ta humbnim atë gjithsesi”, tha ajo.
Çifti donte t’i jepte fëmijës një shans dhe iu nënshtrua transfuzionit, por dy ditë më vonë kur ata shkuan për t’u analizuar, u është dhënë lajmi aë djali i tyre i vogël kishte vdekur.

“Linda një fëmijë të vdekur, por ai ishte i bukur dhe i përsosur. E mbajtëm në krah dhe e puthëm, dhimbja dhe dashuria që ndieja për djalin tim të vogël, ishte e papërshkrueshme. Ne u larguam atë ditë nga spitali me duart dhe zëmrën bosh,” tregoi Xhema.

Tani Gemma, i cili gjithashtu ka një djalë shtatëvjeçar me emrin Logan, ka nisur një peticion duke bërë thirrje qeverisë për të mbrojtur gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura nga virusi që prekur atë vetë.
Gemma dëshiron që shkollat të bëhen të vetëdijshëm për rreziqet e virusit dhe për testet e gjakut t’u ofrohen grave që mund të jenë në kontakt me virusin. Përktheu, hapur.al