.

Ai e la për një tjetër, vajza i hedh acid në fytyrë ish të dashurit, por ja si e pëson edhe vetë…

Një vajzë që studionte fashion-designer i ka hedhur acid në fytyrë dhe në trup ish të dashurit të saj duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Djali 29 vjeçar me emrin Mark Van Dongen mori aq shumë dëmtime sa përfundoi në një klinikë për të sëmurët terminalë. Pas një viti luftë me plagët e marra ai nuk pati shpresë përtu rikuperuar dhe vendosi ti jap fund jetës së tij.

Për këtë krim makabër vajza u dënua me 12 vjet heqje lirie. Gjykatësi e quajti krimin ‘një akt të ligë të pastër’, të bërë me vetëdije të plotë.

Vajza ishte e inatosur poër faktin se djali e kishte lënë për një grua tjetër dhe në xhelozi e sipër i shkoi në shtëpi një mëngjes dhe bëri sulmin e tmerrshëm.

Berlinah Wallace, bleu një shishe me acid sulfurik të përqendruar në masën 98% dhe klikoi në 82 faqe të internetit rreth sulmeve të acidit – duke përfshirë edhe imazhet post mortem (pas vdekjes)- pasi  Mark van Dongen  i tha se marrëdhënia e tyre kishte mbaruar.

Wallace i derdhi acid në fytyrë inxhinierit ndërsa ai ishte duke fjetur, dhe qeshi kur i tha: ‘Nëse nuk mund të jesh me mua, askush tjetër nuk do të ketë’’.

29-vjeçari kaloi në gjendje kome për katër muaj, pësoi djegie të shumta në trup, u la i verbër në një sy, u paralizua nga qafa poshtë dhe duhej të priste edhe këmbën. Mori aq shumë dëmtime sa vdiq nga eutanazia në një spital në Belgjikë më 2 janar 2017.

Gjykatësja Nicola Davies, e cila burgosi ​gruan me 12 vjet i tha asaj: ‘Qëllimi yt ishte që të digjje, të shpërfytyroje Mark van Dongen në një mënyrë të tillë që ai të mos ishte tërheqës për asnjë grua tjetër. Kjo ishte një vepër shumë e keqe,’’.

Ajo nuk u dënua për vrasje por për hedhjen e lëndës gërryese mbi trupin e të riut. Gjatë gjyqit, babai i z.Van Dogen, Kornel, tregoi për tmerrin dhe britmat që kishte kaluar i biri pas sulmit ndërsa e kishte thirrur në telefon për ta ndihmuar ta çonte në spital.

Pasi u transferua në Belgjikë dhe u vendos në një repart të kujdesit paliativ, Mark mori vendimin për ti dhënë fund jetës së tij, sepse ai ishte  i ‘lodhur nga luftimet’, dhe dhimbjet për të qëndruar në jetë.

Familja e Van Dongen ka hapur një faqe të quajtyr JustGiving, ku iu bën apel njerëzve (sidomos vëllai i tij) që ta ndihmojnë të atin e Markut, pasi ai mbeti trokë pasi gjithë pasurinë  e tij e shpenzoi në spital në përpjekje për të shëruar të birin. Përktheu, hapur.al.