.

Vajza misterioze që qante natën në varreza, prindërit zbardhin të vërtetën, ja apeli i tyre prekës


Prindërit e një vajze misterioze e cila ishte pare duke qarë në një varrezë në qender te krahinës Anatoliane të Çorumit ne Turqi, ngjarje e cila ka qenë në titujt e para ne mediat turke për javë të tëra, kanë ndarë detajet e historise së patreguar të vajzës se tyre 15-vjeçare.
Babai i saj, qe eshte një punëtor dhe nëna e saj, shtëpiake, thanë se ata ishin të tmerruar nga reagimi publik, ndërsa ata jane ne perpjekje për të trajtuar vajzën e tyre që vuan nga probleme psikologjike. Ata kane kerkuar qe mediat te mos merren më me kete histori.
“Ata e kane pritur fëmijën tonë me shkopinj ne varreza, priten me nete te tera për ta kapur atë. E shihnin fëmijën tonë të vuajtur ndërsa hanin fara luledielli dhe ishin ne gare kush do e kapte me pare në kamera apo fotografi.
Të gjithë kërkonin te gjenin një aventurë në këtë situatë. Kemi dëgjuar që njerëzit kanë filluar të vijnë nga jashtë Çorumit për të parë si vajza jonë perhumbej në vuajtjen e saj psikologjike. U tmerruam kur pamë lajmet gjatë kësaj periudhe”, thanë ata.


Prindërit e saj gjithashtu thanë se vajza ishte e fiksuar me varrezat, pasi ajo besonte ne mendjen e saj se një prej të afërmve ishte varrosur në një nga varret atje.
“Ajo ka probleme psikologjike dhe ne jemi përpjekur ta kurojme. Ka qenë një proces i vështirë për ne. Papritmas, videot filluan të qarkullojnë në internet, të gjithë filluan të flasin për vajzën tonë. Incidenti u shndërrua në lajm argëtues. Problemet e saj psikologjike ishin rezultat i humbjes se nje personi shume te dashur dhe te aferm ndaj ajo kishte menduar se varri i tij ishte atje. Ajo u fiksua me këtë mendim, nuk ishte në të vërtetë në kërkim të varrit të tij, thjesht shkonte dhe e vështronte”, thanë ata.
Historia e “vajzës misterioze” në varreza filloi pothuajse një muaj më parë dhe historia u përhap gjeresisht ne mediat ne te gjithe boten./Panorama- Burimi: Hyrriet