.

Nuk ndodh vetëm në filma: Ja si të zgjoheni edhe ju me flokë të përsosur me këto truke të thjeshta

Ndoshta iu duket e pamundur të zgjoheni me flokët e rregulluar ashtu siç ndodh vetëm në filma.Megjithëse bëni modele flokësh para se të shkoni në shtrat në mënyrë që të keni flokë të bukur kur të zgjoheni në mëngjes, fatkeqësisht rezultati është i kundërt.Megjithatë duhet të dini se kjo nuk është e pamundur, mjafton të ndiqni këto truke për flokë të përsosur.
1.Mos shkoni për të fjetur me flokët e lagur sepse ka më shumë gjasa të marrin një formë të çrregullt që do të keni vështirësi për ta përmirësuar.Në mënyrë që flokët të mos ngatërrohen thajini me ajër të ftohtë dhe mos i thani plotësisht.

2.Krihini flokët çdo natë para se të shkoni në shtrat

3.Kapini flokët bishtaleca që të mos ngatërrohen apo të bëhen me onde
4.Që t’i jepni flokëve tuaj shkëlqim, aplikoni disa pika vaj kokosi.Kujdes, mos e aplikoni te skalpi i kokës.

5.Përzieni xhel aloe vera dhe ujë dhe hidheni përzierjen në një shishe llak. Spërkateni flokët çdo natë për të përmirësuar pH dhe parandaluar ngatërrimin e flokëve.

6.Gjithashtu duhet të keni parasysh se produktet për bebet janë më cilësore se ato për të rriturit, ndaj do të ishte një zgjidhje e mirë nëse vendosni t’i përdorni për flokët.
7.Përdorni karfica plastike dhe jo metalike pasi këto të fundit e dëmtojnë flokun./Hapur.al