.

Mariah Carrey rrëfehet për herë të parë për sëmundjen e rëndë mendore


Vitet e fundit në vëmendjen e publikut janë sjellë raste të personave të famshëm që vuajnë nga çrregullimet mendore.
Shumë të famshëm kanë vetëdeklaruar se kanë probleme me shëndetin mendor, apo çrregullimin bipolar.
Catherine Zeta Jones është një ndër të famshmet që ka vuajtur nga çrregullim bipolar.
Këngëtarja Demi Lovato po ashtu.

Para pak kohësh, ka qenë edhe këngëtarja me famë botërore Maria Carey që ka pranuar se vuan nga ky çrregullim.
Këngëtarja e famshme ka pranuar se është diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2001, por e ka mbajtur të fshehtë, sepse ka pasur frikë se ky fakt do ia rrënojë karrierën.
Një prej këngëtarëve më të famshme të të gjitha kohërave, me hite të panumërta, dhe me më shumë se 200 milionë kopje të shitura, Carey ka kaluar shumë prej viteve të saj duke vuajtur në heshtje.
“Deri më tani unë kam jetuar në mohim konstant të vetes time për këtë sëmundje, dhe kam jetuar nën frikën se dikush do më zbulojë”, ka thënë ajo.


“Ka qenë shumë e vështirë gjithë kjo situatë, dhe një barrë e rëndë për mua për t`a mbajtur, nuk mund të vazhdoja më tutje në këtë mënyrë të jetës. Kam kërkuar dhe kam marrë trajtim të nevojshëm për të mbajtur nën kontroll këtë sëmundje. Kam ndenjur përreth njerëzve pozitivë dhe jam kthyer përsëri për të bërë atë që mua më së shumti më pëlqen të bëj – të shkruaj tekste për këngë dhe të bëjë muzikë”, është shprehur Carey.
Kjo sëmundje prek funksionin normal të trurit të njeriut duke bërë që personi i prekur të ketë lëvizje ekstreme të humorit.
Disa persona kanë një humor shumë të mirë, janë shumë të ngazëllyer, ndërsa një pjesë tjetër të sëmurëve mund të jenë pa vullnet, të pafuqishëm e pa pikë vullneti në vetën e tyre. Ata nuk mund të e perceptojnë se çfarë është e vërtetë e çfarë jo.