.

Krimi makabër, djali vret më sëpatë prindërit dhe vëllanë, shpëton vetëm motra e vogël

 

Një djali 23 vjeçar i një familje milionere është shpallur fajtor për vrasjen e prindërve dhe vëllait të tij në një sulm të frikshëm të ndodhur në Afrikën e Jugut.
Henri Van Breda u akuzua për vrasjen e nënës, babait dhe vëllait, ku vetëm motra e vogël Marli mundi të mbijetonte edhe pse plagët e saj ishin të shumta me prerje në qafë.
Djali që kreu sulmin për tu shfajqësuar tha se familja e tij u vra nga një sulmues i maskuar dhe se ai vetë u përpoq që ta ndalte sulmin. Por sipas provave të hënën ai u shpall fajtor për tre akuza; një për vrasje, një akuzë për vrasje në tentativë dhe një akuzë për mashtrim të drejtësisë.
Familja e tij ishte shumë e pasur, babai i tij kishte prona edhe në Afrikën e Jugut, dhe rezulton se ky krim i tij ishte një lloj hakmarrje ndaj prindërve dhe vëllait të tij për çështje ndarje pasurie, ndërsa motrën e la me plagosje të rrezikshme për jetën.


Henri van Breda, 23 vjeç, pretendoi para gjykatës se një hajdut i maskuar vrau vëllain e tij 21-vjeçar Rudin dhe prindërit Martin, 54 vjeç dhe Teresa 55 vjeç, dhe motrën Marli të plagosur rëndë në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut në janar 2015.


Por të hënën, gjykatësi Siraj Desai e hodhi poshtë argumentin e tij, duke e shpallur atë fajtor për vrasjen e familjarëve të tij. Vrasësi ishte kaq gjakftohtë sa pasi vrau familjen nuk thirri ndihmë më pas, por në vend të kësaj thirri të dashurën e tij dhe fjeti në shtëpinë e saj.


Van Breda i thirri shërbimet e emergjencës, dy orë e 40 minuta pas sulmit, pasi u sigurua që ata kishin vdekur. Gjatë seancave gjyqësore, Van Breda kishte pohuar se ishte në tualet kur sulmuesi i maskuar goditi për vdekje familjen e tij. Madje ai i ikishte shkaktuar plagë sipërfaqësore vetes në mënyrë që të linte të kuptoje se edhe ai ishte përleshur me njeriun e maskuar, dhe se më vonë i kishte rënë të fikët.


Por në gjyq u provua se plagët ishin të shkaktuara nga vetë ai. Mbrotja e 23 vjeçarit Van ishte e njëjtë me atë të Oscar Pistorius i cili vrau të dashurën e tij modele, ndërsa policisë i tha se e ngatërroi të dashurën e tij me hajdutë që kishin hyrë nga tualeti ndaj dhe gjuajti katër herë nëpër derë duke vrarë vajzën. Dyshohet se vrasja makabre është bërë nga ana e tij për të poseduar i vetëm gjithë pasurinë e të atit. Përktheu, hapur.al