.

Historia e rrallë/Jetoi gjithë jetën në varfëri, por pas vdekjes u zbulua se kishte 1 milion euro të trashëguara

 
Fatima Othman ishte nje grua nga Libani e cila mbeti e gjymtuar gjatë luftës civile (1975-1990). Por historia e saj që ka qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale, ka prekur shumëkënd. Ajo humbi jetën në moshën 52 vjeçare. Policia e gjeti të vdekur pranë një makine, ku kishte pësuar atak kardiak.Policia i gjeti mes plaçkave një qeskë me rreth 3000 dollarë, por u habit kur i kontrolloi emrin në bankë dhe rezultoi se kishte rreth 1 milionë euro të trashëguara në një llogari bankare. Sipas dëshmive, ajo jetonte nëpër rrugë sepse ishte e vetmja lloj jete që njihte.