.

Gjendet zgjidhja: Vetullat perfekte mund t’i keni vetëm me këtë përbërës të mrekullueshëm

Ne të gjithë ëndërrojmë që të kemi vetullat më të bukura dhe të trasha ashtu siç është edhe në trend. Megjithatë ndonëse ka persona që i zbatojnë tendencat më të fundit, duhet të keni parasysh që të zgjidhni formën e vetullës që i përshtatet fytyrës tuaj.
Në këtë artikull do të gjeni një udhëzues se si të keni vetulla perfekte dhe si t’i rrisni ato me këtë përbërës të kuzhinës.
Qepa është zgjidhja ideale sepse përmban një sasi të konsiderueshme squfuri, një element kimik që përshpejton rritjen e tyre.Vetullat do të jenë më të forta, të plota dhe do të shkëlqejnë pa patur nevojën për të përdorur përbërës të tjerë që të duken kaq perfekte.


Si t’i kemi vetullat të përsosura:
1.Lërini të rriten dhe tregoni durim. Edhe nëse janë shumë të holla, brenda 2 muajve ju do të arrini formën e tyre natyrale. Kujdesuni për to duke përdorur vaj kastori dhe fshijini më pas me qepë me qëllim që të përshpejtoni rritjen e tyre.Mos harroni ta përdorni qepën çdo ditë që të keni vetullat të shndritshme dhe të plota.

2.Zgjidhni formën që i përshtatet fytyrës tuaj


Shko te një person specialist që do t’iu ndihmojë që vetullat tuaja të rimarrin formën e tyre natyrale pa patur nevojën për t’i hequr ato apo t’i bëni tatuazh.
3.Mirëmbajtja e tyre dhe lyerja e vetullave me laps

Për t’i pasur vetullat të pastra dhe natyrale ju duhet piskatore, gërshërë të vogla, një furçë, një laps vetullash.
Kini parasysh që të mos të përdorni shumë laps në mënyrë që të ngjajnë sa më të bukura dhe natyrale./Hapur.al