.

22 vjeçarja sjell në jetë vajzën në ishullin ku ndalohet të lindësh: Nuk isha në dijeni të shtatzënisë, mbeta pa fjalë kur…

Një nënë 22 vjeçare ka rrëfyer eksperiencën e saj të çuditshme në ishullin Fernando de Noronha, ishulli që gjendet 370 km larg qytetit Natal.Ishulli brazilian në Antlantik e ka të ndaluar sjelljen në jetë të fëmijëve ndaj lindja e vazjës së saj përbën një ngjarje historike, ardhjen në jetë të bebes së parë në 12 vitet e fundit.
Në këtë ishull, ku popullsia është rreth 3.000 banorë nuk ka asnjë maternitet, ndaj nënave që planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë u kërkohet të udhëtojnë në tokën kontinentale.


Megjithatë gruaja e cila preferon të ruajë anonimatin, solli në jetë në shtëpinë e saj vajzën e saj, por ajo që është më e çuditshmë është se nëna nuk ishte në dijeni të shtatzënisë.

“Mesnatën e së premtes pata dhimbje dhe kur shkova në tualet pash diçka që dilte nga poshtë këmbëve të mia”, citohet të ketë thënë ajo për faqen braziliane të internetit “O Globo”. “Në atë çast erdhi babai i fëmijës dhe më asistoi në lindje. Ishte një bebe, një bebe e gjinisë femërore. Mbeta pa fjalë”.

Foshnja u dërgua më pas në një spital lokal.Për të festuar lindjen e rrallë, banorët lokalë kanë nisur të ndihmojnë familjen përmes dhurimit të rrobave për beben femër.

Fernando de Noronha ka disa prej plazheve më të mira të botës, ndërsa është i famshëm edhe për kafshët e egra që gjenden në Parkun Kombëtar Detar të Brazilit. Breshka deti, delfinë, balena dhe zogj tejet të rrallë shihen në mënyrë të vazhdueshme në këtë ishull. Për shkak të ndjeshmërisë që ekziston ndaj këtyre rezervave natyrore e shtazore, në ishull aplikohen kontrolle strikte mbi popullsinë.