.

Ky është regjimi ushqimor që do ju largojë pa sakrifica, kilet e tepërta dhe toksinat

Të pastrosh organizmin është shumë e rëndësishme me qëllim që të parandalosh mbipeshën dhe disa sëmundje që ajo sjell. Me ardhjen e vapës është shumë e rëndësishme të eleminojmë toksinat dhe skoriet që dëmtojnë organizmin tonë. Dhe padyshim është shumë e rëndësishme të eleminojmë kilet e tepërta të akumuluara gjatë dimrit.

5 gjërat që duhet të bëjmë menjëherë, për efektin detoks

1.  Zgjidhni frutat dhe zarzavadet e stinës, bio dhe mos harro se patatja nuk hyn në këtë kategori por mund të përdoret për të zëvendësuar bukën, makaronat, orizin, pjatat e para dmth.
2.  Konsumoni fruta në mëngjes ose një nga mesvaktet, 100 g si porcion mjaftojnë.
3.  Çdo ditë ndryshoji produktet që sjell në tavolinë, ky është një truk shumë i mirë për të grumbulluar sa më pak toksina.
4.  Gjatë tre ditëve të detoksit, konsumoni të paktën 2-3 litra ujë duke filluar me një gotë sapo zgjoheni ku keni shtuar lëngun e gjysëm limoni.
5.  Për të marrë rezultate të mira është e rëndëishme që të praktikoni aktivitet fizik. Sa për fillim duhet 30 minuta ecje në ditë me hap të shpejtë.
Pijet më të mira drenuese

Trupi hidratohet duke pirë të paktën dy litra ujë në ditë, por për një efekt depurativ, duhen futur më shumë lëngje në ditën ditore. Kjo bën eleminimin e skorieve dhe toksinave dhe largon liqudiet që mban trupi të cilat janë shkatarë të celulitit. Çajrat me betulla, menta, tarasako, bardana, bishta qershish, fara finoku janë fantastike. 1-2 lugë për një filxhan me 150 ml ujë është përgatitja e duhur. Gjithashtu duhen pirë dy deri në tre gota me lëngje frutash në përgjithësi pa sheqer të shtuar. Mund të zgjidhni kombinime të mollës, luleshtrydhes, xhinxher, karrota, kasatraveca etj.

Menuja detox, eleminon lëngjet që mban trupi, rregullon proçesin e tretjes dhe eleminon dhjamin.
Përdoreni këtë dietë tre ditë rresht në javë (për 4 javë) dhe do shihni ndryshime estetike dhe shëndetësore shumë pozitive. Falë substancave diuritike, çdo vakt i kësaj menuje të siguron që të nesërmen të peshosh një kg më pak duke eleminuar më së shumti ujrat në trup.

 

Mëngjesi

100 g boronicë, 5 bajame, 150ml çaj jeshil dhe dy biskota pa sheqer.

Mesvakti

Lëng i përgatitur me 100 g luleshtrydhe, 2 cm nga rrënja e xhinxherit dhe gjysëm gote ujë. Pasi ta pini, hani 4 bajame.

Dreka

Antipasta; sallatë me rukola dhe rradhiqe (50 g gjithsejt) me dy lugë vaj ulliri, kripë të kuqe dhe speca.

Pjata e parë – Një porcion oriz me pulë dhe erëza. Përgatitet kështu: Skuqet një qepë e grirë imët me dy lugë vaj, I shtohet 60 g oriz dhe erëza dhe përzihen për dy minuta. I shtohet mishi i pulës, kripë dhe ujë i nxehtë dhe lihet të zihet. I hidhet piper dhe spec I grirë.

Pasditja

Pini një lëng me mollë dhe selino ku grihet 100 g mollë dhe një selino në gjysëm gote ujë, pa i shtuar sheqer. Pasi ta pini hani një lugë me fara luledielli.

Darka

200 g mish viçi i bërë në tigan me pak vaj ulliri.

Kontorno; 200 g speca të skuqur në tigan me pak vaj dhe qepë.

Mund të konsumoni 50 g oriz integral të zier. /hapur.al