.

Pse të torturohesh me dietë? Konsumo këto fara dhe dhjami do të digjet shumë lehtë!

Është e gabuar të mendosh se ato ushqime aq të vogla nuk mund të bëjnë diferencën në një regjim ushqimor. Farat janë thesare për menynë tonë për benefitet që japin në organizëm. Falë elementëve ushqimorë që përmbajnë farat janë aleate ekselente të shëndetit dhe të linjave.

7 aleatet e domosdoshme

Farat e kërpit, të chias, të kungullit, të linit, të lulediellit, të susamit dhe të finokios. Këto janë 7 aleatët dobësues që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj. Secila prej tyre ka principe aktive anti-dhjam. Po t’i përdorësh të gjitha bashkë dhe vazhdimisht, do të arrish të luftosh mbipeshën. Dhe mbetesh e dobët!

Shtoji këta dobësues në pjatën tënde

Shtatë farat e dobësimit që janë zgjedhur në këtë shkrim, nuk janë të vetmit thesare të vegjël me veti dobësuese. Janë edhe farta e kuminit, lulëkuqes, cardamomit, arrat, pistaki, farat e pishës dhe bajamet. Prandaj duhet t’i keni në tavolionë vazhdimisht.

Kombinimet që i shtojnë efikasitetin

Farat janë ideale për mesvakte për të thyer urinë. Me kombinimet e duhura do i shtoni akoma edhe më shumë vlerën. Psh farat e kërpit dhe të pishës mund të shoqërohen me pak çokollatë nëse keni dëshirë për ëmbëlsira. Farat e kungullit dhe arrat janë shumë të mira për tu konsumuar në periudha kur ndjeheni të stresuar në mënyrë që të stoponi urinë dhe të mos boshatisni frigoriferin.

 

pergatiti hapur.al (marre nga riza.it)