.

Konkurrencë e fortë në punë? Ja  çfarë duhet të bëni për  tu dukur më i aftë se kolegu juaj

Në ambjentet e punës gjithnjë ka konkurrencë dhe  ambicje për t’u dukur më i aftë dhe më i mirë se kolegët në mënyrë që të rritesh në pozicion ose të kesh një rrogë më të lartë se aktualja.

Po si mund të arrini të dukeni më i zgjuar dhe më i përgatitur se kolegu juaj sidomos gjatë takimeve apo bisedave në mbledhjet me grupin e punë? Lexoni këshillat e mëposhtme.

1.Përdorimi i fraksioneve

Ndërkohë që ekipi i punë në përgjithësi flet me përqindje, ju bëni të kundërtën.Për të njëjtat tema filloni të diskutoni duke përdorur fraksione në mënyrë që të dukeni ndryshe nga ata dhe më  te mençur. Psh nëse një kolegu juaj thotë 25 % e konsumatorëve  kjo mënyrë e të shprehurit  dështon nëse ju e tregoni informacionin duke thënë 1 në 4 konsumatorë .

2.Vizatoni Diagramin e venit

Në çdo zyrë kur bëhen mbledhje dhe takime ndodhet një tabelë e bardhë, ku mund ta përdorni për ta bërë më të qartë argumentin tuaj.Krijoni një diagram ose vizatime që t’i bëni mendimet më të  qarta dhe të rrisni angazhimin tuaj.

3. Përdorni shprehje të mençura

Frazat e mençura të tilla si: “A mund të ndërmarrim një hap që të na çojë përpara dhe jo në pozitën ku jemi tani?

Si mund të fitojmë më lehtë dhe më shumë?

Të kemi një rritje 10-fish më të madhe se kaq.

“Le të fillojmë tani “duke inkurajuar edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë

Përktheu: Hapur.al