.

Jeni zgjuar, por nuk i mbani mend ëndrrat? Ja çfarë duhet të bëni herën tjetër para se të flini

Sipas një studimi të  botuar në internet në revistën Perceptual and Motor Skills i cili  përfshiu 100 pjesëmarrës nga e gjithë Australia, rezultoi se nëse merrni shtesa të vitaminës B6 në doza të larta para se të shkoni në shtrat do të arrini të mbani më shumë mend endrrat tuaja.

“Rezultatet tona tregojnë se marrja e vitaminës B6 ka përmirësuar aftësinë e njerëzve për të kujtuar ëndrrat në krahasim me ilaçet qetësuese që njerëzit i konsiderojnë të padëmshme”, tha Denholm Aspy nga Shkolla e Psikologjisë.

Personat që u testuan e morën dozën e B6 para se të shkonin në shtrat për 5 ditë rresht.

Pjesëmarrësit në studim morën 240 mg vitaminë B6 menjëherë para shtratit.

“Vitamina B6 nuk ndikon ëndrrat apo aspekte të tjerë të gjumit, por thjesht do iu ndihmojë t’i mbani mend ato.

“Kjo është hera e parë që një studim i tillë ku është përdorur vitamina B6 apo lloje të tjera të vitaminave  B në një grup të madh njerëzish.

Deri në fund të studimit ato kanë raportuar se iu kujtuan ëndrrat dhe kanë ndjerë përmirësime pasi ëndrrat ishin më të qarta dhe të lehta për t’u kujtuar.

“Nëse ne jemi në gjendje të bëhemi të kthjellët dhe të kontrollojmë ëndrrat tona, ne mund ta përdorim kohën tonë  të ëndërrimit në mënyrë më produktive,” tha Aspy duke theksuar se njeriu shpenzon rreth 6 vjet duke ëndërruar.

Vitamina B6 ndodhet në produkte të ndryshme ushqimore duke përfshirë drithërat, frutat (si banania dhe avokado), perimet (siç janë spinaqi dhe patatet), qumështi, djathi, vezët, mishi i kuq, mëlçia dhe peshku.

Perktheu: Hapur.al