.

E pabesueshme! Ky super ushqim iu përmirëson jo vetëm gjendjen shpirtërore por edhe kujtesën

Hulumtuesit tregojnë se flavonoidët që gjenden në kakao janë antioksidantë dhe agjentë antiinflamatorë jashtëzakonisht të fuqishëm, që shërbejnë në shëndetin e trurit të njeriut.

Konsumimi i çokollatës së zezë mund të zvogëlojë stresin dhe inflamacionin , si dhe të përmirësojë memorien, imunitetin dhe gjendjen shpirtërore.

Kjo ndodh për  shkak të përqendrimit të lartë të kakaos  që është një burim i madh i flavonoideve.

“Për vite me radhë kemi parë ndikimin e çokollatës së zezë në funksionet neurologjike nga pikëpamja e përmbajtjes së sheqerit.Studiuesit tregojnë se sa më  shumë sheqer, aq më të lumtur jemi.

Hulumtuesi  Lee S. Berk, nga Universiteti Loma Linda në Kaliforni, SHBA  tregoi se çokollata e zezë ndikon në gjenet e njeriut. Ajo ndikon në  sinjalet nervore dhe perceptimin ndijor.

Sa më i lartë të jetë përqëndrimi i kakaos, aq më shumë ndikon në kujtesën, imunitetin dhe efektet e tjera të dobishme.

Megjithatë studiusi Berk tregon se studimet kërkojnë hetime të mëtejshme për të përcaktuar rëndësinë e këtyre efekteve për qelizat imune dhe trurin në popullatat më të mëdha studimore./Hapur.al