.

Anullojini të gjitha angazhimet, fëmija juaj ka shumë nevojë për këtë gjë

Ndonëse udhëtimi me fëmijët nuk është i lehtë, psikologët sugjerojnë se ju duhet të udhëtoni më shpesh jashtë vendit me ta. Udhëtimi e bën familjen tuaj të jetë më e afërt, pasi gjatë jetës tuaj të përditshme nuk keni mundësi  të jeni shumë të lidhur me fëmijën shkruan Hapur.al.

Edhe pse mund ta pyesni se si ka qenë dita e tyre apo ta ndihmoni  me detyrat juve iu nevojitet një hapësirë ku të jeni të qetë dhe ta shpenzoni kohën me ta sa më mirë.

Gjithashtu, përtej angazhimit, udhëtimi në vende të ndryshme ndihmon fëmijët të bëhen të gatshëm për të ardhmen. Ja disa arsye të tjera pse duhet  t’i merrni me vete gjatë udhëtimit dhe të shpenzoni më shumë kohë me ta.

1.Krijoni besim  dhe respekt për të tjerët

Ne të gjithë jetojmë  në një rreth të ngushtë shoqëror pranë njerëzve të dashur, ndërkohë në udhëtime fëmijët mësojnë si të sillen me të huajt dhe të informohen lidhur me kulturat e vendeve të ndryshmme. Kjo i ndihmon ata të respektojnë, të kuptojnë dhe të sillen mirë me njerëzit me të cilët nuk njihen.

Largon frikën

Fëmijët që udhëtojnë  nuk kanë frikë të  lëvizin në vende të reja. Ata mund të përshtaten shumë më tepër me anganzhimet e reja, projekte etj sesa individët të cilët kurrë nuk i kanë eksploruar kulturat .Kjo i bën ata të vërtetë tipa të shoqërueshëm.

Ndarja e mësimeve të jetës

Udhëtimi shpesh është koha më e mirë për të ndarë mësimet e jetës me fëmijët tuaj. Të jesh në një vend të ri nën mbikëqyrjen e një të rrituri, i jep fëmijës tuaj mjedisin më të mirë për t’u marrë me këtë pjesë./Përktheu: Hapur.al