.

A është stresi ngjitës njësoj si gripi? Ja si të shpëtoni nga kjo gjendje përfundimisht

Gjendja e stresit është e transmetueshme, madje më shumë se i ftohti i zakonshëm.A e keni vënë re se kur kaloni kohë me një person në dhomën tuaj i cili është i stresuar gjatë gjithë kohës, filloni edhe ju të keni të njëjtën gjendje?

Sipas ekspertëve, stresi është ngjitës dhe përhapet , sepse kështu funksionon natyra njerëzore që ka aftësinë të lexojë sinjalet e stresit apo edhe kërcënimet nga shokët e tyre.

Sipas një studimi  në Universitetin e British Columbia (UBC) u zbulua se në mostrat e pështymës të nxënësve të klasave që u mësuan nga mësuesit e stresuar kishte nivel të lartë të kortizolit.Niveli i kortizolit tregon  sasi e lartë të stresit që kanë përjetuar edhe nxënësit.

Këtu janë tre mënyra se si të mbroni veten nga stresi:

1.Përpiquni të qëndroni sa më shumë pozitiv

Pasqyroni te të tjerët një imazh sa më pozitiv edhe pse në ambjentin e punës ku jeni shumica e njerëzve janë të stresuar.Bëjini një  kompliment të sinqertë kolegut tuaj për të zvogëluar stresin e tij dhe t’i jepni vetes  mundësinë që të mos ‘infektoheni’ nga stresi.

Bisedoni me një mik i cili është në gjendje të mirë shpirtërore

Nëse stresi është ngjitës, kështu është edhe lumturia. Mbani një grup miqsh të dashur, argëtues dhe pozitivë. Bisedoni me ta shpesh, sidomos kur keni hasur dikë të stresuar.

Largësia

Qëndroni larg mjediseve stresuese për një kohë të gjatë. Merrni ajër të freskët jashtë dhe krijoni një mjedis të gëzueshëm me sa më pak stres. Mbillni disa bimë  në shtëpi, vendosini foto ku dukeni të lumtur me njerëzit e dashur, dëgjoni muzikë të mirë për të larguar emocionet negative.