.

Studimi suprizues: Ja kujt duhet t’i ngjajë fëmija që jetë i shëndetshëm

Të gjithë bebet janë të bukur, por disa kanë edhe një tjetër avantazh përveç pjesës që tërheqin vëmendjen ata gëzojnë shëndet të plotë nëse i ngjajnë babait të tyre.

Kështu thotë një studim i bërë kohëve të fundit  nga Journal of Health Economic ku thekson përfitimet shëndetësore të një fëmije nëse i ngjan të atit.

I rëndësishëm është edhe fakti që foshnja duhet të kalojë kohë më shumë me  të atin, sepse çdo gjë e tillë përkthehet në shëndet të mirë për fëmijën, transmeton Hapur.al.

Kur baballarët e vënë re ngjashmërinë me fëmijën, janë më të sigurt që foshnja është e tyre dhe janë  të prirur të qëndrojnë më shumë kohë me ta.

Studimi  bazohet në një analizë të  bërë në 715 familje në të cilat bebet jetojnë  vetëm  me nënën e tyre kishin probleme.

Hulumtimi tregoi se foshnjat që dukeshin si babai i tyre në lindje ishin më të shëndetshëm një vit më vonë.

“Ne vumë re se treguesit e shëndetit  ishin të përmirësuar kur fëmija dukej si babai.Kjo lidhet edhe me kujdesin më të madh që babai i kushton fëmijës “, tha Solomon Polachek,professor në Universitetin në New York.

Përktheu: Hapur.al