.

Realizohet për herë të parë trapianti i penisit, historia e ushtarit i cili pas disa muajsh mund të bëjë edhe seks

Një grup mjekësh në Universitetin John Hopkins të Maryland në SHBA, kanë realizuar trapiantin e parë të penisit në botë. Operacioni është bërë më 26 mars të këtij viti tek një veteran i luftës në Afganistan i cili është plagosur në organet gjenitale në luftë. Ndërhyrja ka zgjatur 14 orë dhe për këtë ndërhyrje janë impenjuar 11 kirurgë. Proçedura e ndjekur është eksperimentuar dy herë, një herë në Kinë në vitin 2006 dhe një në Afrikë të Jugut në vitin 2015. Ish ushtari ka bërë me dije stafin e spitalit që tani është mirë dhe që mund të kthehet në shtëpi. Për këtë opracion stafi mjeksor kishte 5 vite që përgatitej ku departamenti i kirurgjisë plastike kishte rolin më të rëndësishëm. Specialistët presin që pacienti të rifillojë me proçesin e urinimit ndërkohë që funksionet seksuale mund të rifillojnë pas disa muajsh. Pacienti ka marrë nga donatori edhe palcën e kurrizit për ta garantuar suksesin e ndërhyrjes.

Përgatiti hapur.al