.

Hidhni sodë buke në gotën tuaj të ujit, ja çfarë do të vini re pas dy javësh në trupin tuaj

Konsumi i sodës së bukës mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe të parandalojë sistemet imunologjike të pacientëve të cilët vuajnë nga artriti reumatik.

Nëse sistemi imunitar funksionon normalisht, ai na mbron nga sëmundjet dhe infeksionet, ndërsa një person i cili ka sëmundje autoimune, sistemi imunitar i tij  sulmon qelizat e shëndetshme në trup gabimisht.

Nëse konsumoni sodën e bukës ose ndryshe të cilësuar si  bikarbonat natriumi, ajo drejton shpretkën që është pjesë e sistemit imunitar, t’I përgjigjet më lehtësisht këtij sistemi.

Sipas një studimi nga  shkencëtari  Paul O’Connor nga universiteti i Augustas në Gjeorgji, SHBA, tregohet se soda ndikon te shpretka nëpërmjet qelizave mesotheliale.

Pirja e ujit me sodë sipas studiuesit I cili e ka provuar këtë eksperiment në minj dhe në njerëz, e bën stomakun të prodhojë më shumë acid dhe të tresë më shpejt vaktin e ardhshëm.

Pas dy javësh eksperiment të konsumit të ujit me sodë, studiuesit kanë zbuluar se janë shtuar qelizat të cilat përmirësojnë sistemin imunitar duke zhvendosur kështu ato qeliza që nxisin inflamacionin.

“Kalimi nga inflamator në një profil anti-inflamator po ndodh kudo,” tha O’Connor. “E pamë atë në veshka, e pamë në shpretkë, tani e shohim edhe në qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët gjithashtu panë një ndryshim në llojet e qelizave të imunitetit, të cilat janë qeliza rregulluese që ndihmojnë  në ruajtjen e sistemit imunitar nga sulmet e indeve tona.

“Është potencialisht një mënyrë vërtet e sigurt për të trajtuar sëmundjet inflamatore”, tha O’Connor./Përktheu: Hapur.al