.

E keni ditur gabim! Njeriu nuk paska vetëm 5 shqisa. Ja çfarë tregojnë studiuesit së fundmi

Ndoshta të gjithë jeni rritur me mendimet që njerëzit kanë vetëm pesë shqisa të cilat janë : të shikuarit, të nuhaturit, të prekurit, të dëgjuarit, të shijuarit,
Megjithatë së fundmi studiuesit kanë hedhur poshtë këtë tezë pasi rezulton që një njeri ka të paktën 9 shqisa.E pabesueshme apo jo?! Hidhini një sy artikullit për të zbuluar më tepër.
Shqisat përfshijnë një sistem të përbërë nga disa qelisa ndijore që I përgjigjen një fenomeni specific fizik dhe një grupi të caktuar rajonesh brenda trurit ku merren dhe sinjalet për t’i interpretuar.
Shikimi teknikisht ka të bëjë me dy shqisa duke pasur parasysh dy llojet e receptorëve që i përgjigjen. Një është për ngjyrat ndërsa tjetra për qartësinë për t’i dalluar gjërat.
Shijimi: Kjo nganjëherë konsiderohet si pesë shqisa të ndryshme për shkak të receptorëve të shijimit si psh një ushqim që e cilësojmë si të ëmbël, kripur, thartë etj
Prekje: Kjo shqisë përfshin presionin, dallimin e temperaturës madje edhe dhimbjen dhe sensorët e kruajtjes.

*Aftësia për të ndjerë të ngrohtin apo të ftohtin mendohet të jetë një shqisë më vete për shkak të pranisë në tru të receptorëve të cilët monitorojnë temperaturën e brendshme në trup dhe na bëjnë të kuptojmë nëse është shumë nxehtë apo ftohtë transmeton Hapur.al.
Dëgjimi: Eshtë një nga shqisat më të domosdoshme, aftësia për të dëgjuar tinguj të ndryshëm të cilat truri ynë i kategorizon më vonë se kujt i përkasin.
Nuhatja: Njerëzit mund të identifikojnë një shumëllojshmëri aromash dhe disa prej tyre mbeten gjatë në kujtesën e tyre.
Perceptimi: Kjo lloj shqise që të jep mundësinë të kuptoni se ku ndodhen disa pjesë të trupit në marëdhënie me të tjerat. Në rastet kur dikush është i dehur dhe nget makinën, policët përpiqen t’i bëjnë teste të ndryshme për të kuptuar nëse truri po jep komandën e duhur për të dalluar gjendjen e shoferit.
Kjo lloj shqise është përdorur në mënyra të vogla si psh kur  të kruhet këmba, por dora jote vihet direkt në funksion pa e parë këmbën tënde.
Sensorët e tensionit: Këto gjenden në vende të tilla si muskujt tuaj dhe lejojnë trurin për të monitoruar tensionin e muskujve.
*Një sistem unik ndijor që e kemi vënë re, por nuk e kemi përcaktuar si shqisë është ai i tre lloje receprorësh të dhimbjes. Mund të ndjeni dhimbje të lëkurës në sipërfaqe kur vriteni, të kockave kur jeni të lodhur apo të organeve të brendshme të trupit.
Balancimi: Ndjesia që ju lejon të mbani ekuilibrin dhe lëvizjen e trupit në kuptim të përshpejtimit dhe ndryshimeve drejtuese.
Etja: Ky sistem pak a shumë lejon trupin tuaj të monitorojë nivelin e tij të hidratimit dhe kështu trupi juaj e di kur duhet të pijë lëngje.
Uria: Ky sistem i lejon trupit tuaj të zbulojë kur duhet të hani diçka.
Koha: Kjo është debatuar pasi nuk është gjetur ndonjë mekanizëm që lejon njerëzit të perceptojnë kohën. Sidoqoftë, të dhënat eksperimentale kanë treguar se njerëzit kanë një ndjenjë të habitshme të përcaktimit të kohës, veçanërisht kur janë më të rinj.

Përshtati: Hapur.al