.

20 vjeçares i mbetën 18 muaj jetë, pëson aksident automobilistik ditën që mori vesh për sëmundjen

 

Një djalë 27 vjeçar aksidentoi për vdekje kunatën e tij (motrën e të fejuarës ), vetëm pak ditë pasi ajo ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme të zemrës, dhe mjekët i kishin dhënë vetëm 18 muaj jetë.
Anthony Grimmond u burgos për tre vjet dhe katër muaj pas aksidentit, ku mbeti e vdekur Leanna Culver. Grimmond, 27 vjeç, pranoi se ishte shkaktar për vdekjen nga një drejtim i pakujdesshëm, ndërsa ishte i pa licencuar dhe i pasiguruar.


Leanna, 20 vjeç, ishte diagnostikuar me sëmundje ishemike të zemrës dhe i kishte mbetur një jetëgjatësi rreth 18 muaj para aksidentit. Ajo vdiq pasi Grimmond, i cili ishte i fejuar me Chloe, motrën e saj, humbi kontrollin e makinës së tij në një kthesë në Cobham.
Veç burgut Grimmond, iu ndalua të ngas makinën për 5 vjet e gjysëm dhe do të duhet të kalojë një provë përpara se të lejohet të dalë përsëri në rrugë. Gjatë dhënies së dënimit, gjykatësi Charles Macdonald, tha: ‘Ky është një rast shumë i trishtë, për faktin që pak përpara përplasjes, Leanna u diagnostikua me një sëmundje serioze të zemrës, e cila ndikoi në jetëgjatësinë e saj”.


Grimmond pretendonte se ai kishte devijuar makinën për të shmangur një kafshë natën vonë dhe në panik e sipër ai bëri aksidentin. Pas kësaj ngjarje Gjykatës iu tha se djali kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe një ditë para se të merrej vendimi mori një mbidozë të tabletave kundër depresionit dhe tentoi të bënte vetëvrasje.
Prokurori tha: “Ai nuk kishte përvojë të mjaftueshme në drejtimin e automjeteve ndaj dhe ndodhi kjo situatë. Një ambulancë u thirr në kohë por Leanna vdiq në vendngjarje. Ndërsa Grimmond u trajtua në spital për një dëmtim në kokë.’’


Chloe, e fejuara, e cila ka një fëmijë me Grimmond, tha në një deklaratë se jeta e saj kishte ndryshuar përgjithmonë. “Dy vjet më parë kemi humbur nënën tonë nga zemra dhe tani po vuajmë për motrën”, tha ajo. “Unë nuk mund ta bëj fajtor të fejuarin tim, pasi kjo që ndodhi ishte një aksident. Ai nuk donte që gjërat të shkonin kështu. Të paktën ajo të kishte jetuar aq kohë sa i mbetej nga sëmundja,’’ tha e motra. Përktheu, hapur.al