.

Rrezikon jetën vetëm për të parë ndeshjen, shqiptari “fluturon” me 209 km/h

Policia zvicerane e Kantonit të Lucernit ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar. Pasditen e së dielës ai ka drejtuar veturën në autostradën A14 në afërsi të Lucernit me shpejtësi prej 209km/h. Prokuroria publike ia ka sekuestruar veturën, thuhet në një njoftim të policisë zvicerane, raporton Albinfo.ch.
Shoferi 30-vjeçar nga Shqipëria, të dielën rreth orës 14.30, është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Me veturën e llojit Mercedes Benz CLS AMG, në autostradën A14, ai ka qenë duke udhëtuar nga vendbanimi i tij në Kantonin Zug, për në Lucern. Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ka shpejtuar për ta parë ndeshjen futbollistike të FC Lucernit. Me këtë rast, ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar prej 120, me 209 km/h.
Prokuroria e Emmenit ia ka sekuestruar veturën dhe patentën e shoferit.