E ftuar mbrëmjen e së hënës në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, Marjana Kondi e gjeti veten përballë pyetjeve “pikante” të fëmijëve.
Një nga fëmijët e pyet aktoren për puthjen e saj të parë.
Por kur Kondi tha se nuk e mbante mend, atëherë fëmijët i kërkuan që të tregonte për puthjen e dytë. Duke qenë se as këtë nuk e mbante mend, të vegjlit nuk u dorëzuan dhe e pyetën për puthjen e fundit.
E gjendur përballë insistimit të vogëlushëve, aktorja zbuloi se puthjen e fundit e kishte shkëmbyer me Robert Ndrenikën, në filmin “Rrokullisje”.
“Puthjen e parë nuk e mbaj mend, por puthja e fundit ka qenë puthja me profesor Robert Ndrenikën në filmin “Rrokullisja”. “
Kondi madje tha se nuk kishte puthur ndonjëherë më parë një koleg në film.
“Unë se kisha bërë ndonjëherë e shkreta dhe nuk e di sesi e mora përsipër. Ai ishte një moment kështu, tak tak në sekondat e fundit”, u shpreh Marjana.
Më pas ajo shtoi se në 2 puthjet e para nuk ndjehu, por në puthjen e tretë të dy aktorët ndjenë pak.
“Bëmë puthjen e parë, më pyeti ndjeve gjë? – jo i thashë. Bëmë dublin e dytë, po tani ndjeve gjë, jo i thash unë.
Bëmë të tretin sikur ndjeva. Edhe unë sikur ndjeva një çik tha Roberti” , tregon Marjana duke qeshur.