.

Moderatorja e njohur na suprizoi të gjithëve, së shpejti do të martohet

Moderatorët e “Chaud Patate” në Energy Radio kanë zbuluar një detaj të rëndësishëm nga jeta e moderatores së DigitAlb Jona Spahiu.
Ata kanë thënë se do të martohet së shpejti dhe ky lajm vjen nga një burimi i sigurt pranë familjes së të dashurit të saj, Frenkli Ymeri.

Ende nuk dihen arsyet pse dasma do të bëhet kaq papritur, por pasi kemi parë fotot e fundit të moderatores filluam të dyshojmë për një shtatzëni të mundshme.

Kujtojmë që Jona dhe i dashuri i saj, Frenkli, janë njohur në ambientet e Digitalb, pasi ai është komentator sportiv aty. Nga dy kolegë, çifti simpatik shumë shpejt do të bëhen burrë e grua dhe ndoshta më vonë prindër.