.

Marjana Kondi flet e përlotur për prindërit: Babai më la 3 vjeçe, e ritakova kur isha 50 ndërsa mami…

Spektakli “Në kurthin e Piter Pan”, në televizionin Klan është shoqëruar me emocione të forta.E ftuara e mbrëmjes Marjana Kondi ka folur për prindërit, mungesën e të atit në jetën e saj dhe rëndësinë e nënës.Ajo shprehet se marrëdhënia e babain ishte ndryshe nga ajo që mund të kenë patur të tjerët pasi në moshën 3 vjeçe babai nuk ishte pranë saj dhe e ka takuar në moshën 50 vjeçare.
“Unë marrëdhëniet me babanë tim nuk i kam patur siç i keni juve. Unë kam qenë 3 vjeçe kur babi nuk ishte më me mua, por mbaj mend që më sillte çokollata…Kam patur një kukull me emrin Zana, një çantë bojë rozë, një makinë të zezë në formë breshke, se babi im ka qenë pilot, ndër pilotët e parë që bënte fluturime shumë të rëndësishme dhe shumë të rrezikshme madje. Jeta shkoi ashtu siç shkoi dhe kur unë isha në moshën 49 – 50 vjeçe, unë e kam takuar babanë tim për herë të parë dhe çuditërisht portreti i tij ishte ashtu siç e kisha lënë 3 vjeçe”, tha ajo.
Ndërsa teksa ka folur për nënën e saj ajo është përlotur dhe është shprehur se është gjëja më e bukur që ka bërë natyra.
“Mami është gjëja më e bukur që ka bërë natyra. Natyra ka bërë tri gjëra të bukura” tha mes lotësh aktorja e humorit, duke shtuar se “këto emisione janë kaq të bukura sepse edhe njerëzit që nuk janë në këtë botë, ne i sjellim këtu, sikur janë edhe mamatë, që janë më të bukurat në të gjithë botën”.