.

Anulohet turi i Eugent Bushpepës në Evropë, zbulohet arsyeja

Këngëtari që do të na përfaqësojë në Eurovizion në Lisbonë të Portugalisë më 8 maj, Eugent Bushpepa ka anulluar turneun në Europë për promovimin e këngës “Mall”.
Arsyen e ka bërë të ditur vetë Eugenti në një status në rrjetet sociale duke bërë të ditur që nuk ka qenë për shkaqe teknike.
“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marr pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018 në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2 muaj më parë”,-shkruhej në statusin të cilin më pas e ka fshirë.
Gjithashtu sipas “Eurovoix”, ka bërë të ditur se pasi mungoi në festën e Eurovision në Londër, Bushpepa ka anuluar edhe pjesëmarrjen në turne.

Për mungesën e tij në festë u komentua se Bushpepa nuk ka qenë pjesë për shkak të problemeve të tij me vizën. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar apo mohuar nga delegacioni.