.

Shpallet në kërkim deputetja Kodheli

Nga: Flamur Vezaj

Policia e Kukësit me urdhër të prokurores së përkoheshme A.Marku, me zyrë e shtëpi tashmë në Tiranë, shpall në kërkim ish-Ministren e Mbrojtjes tashmë me mandatin e deputetes në Kukës, znj.Mimi Kodheli e njohur ndryshe në mesin e të “fortëve” edhe si me “partizanja”!

Sipas burimeve pranë këtyre dy institucioneve, ajo akuzohet për “mashtrim”, “heshtje” dhe “vjedhje të kostumit tradicional”! Këto akuza, mësohet se janë ngritur pas konstatimeve së Kodheli gjatë fushatës elektorale në Kukës ka “mashtruar” banorët e qarkut të Kukësit, Tropojës dhe Hasit duke i premtuar mos vendosjen e taksës në rrugën e kombit. Por që pas përfundimit të fushatës rezultoi që ishte një “mashtrim” i pastër i kryer botërisht nga znj.Kodheli. Për të provuar këto dyshime, prokuroria ka sekuestruar të gjitha pamjet video, foto dhe shkrimet që ajo ka postuar në profilin e saj Në FB gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare!

Nga ana tjetër, akuzën e “heshtjes”, prokurorja Marku e ka argumentuar me “zhdukjen” e saj nga ekranet e televizioneve kombëtare e lokale dhe mos prononcomin e saj për arrestimet dhe protestat e atyre qe i dhanë mandatin e deputetes!Për “heshtjen” e saj, mësohet se ka ndikuar dhunshëm edhe “kreu i grupit kriminal” të organizatës të quajtur “Rilindja” ku Kodheli e njohur si Partizanja bën pjesë!

Ndërsa sa i përket akuzës së “vjedhjes së kostumit tradicional” prokurorisë i është mjaftuar vetëm fotoja propagandistike e publikuar ne FB, ku Kodheli pretendonte se edhe ajo ishte kuksiane vetëm se kishte “vjedhur” (veshur) kostumin! Por që pas zgjedhjeve, ajo është zhdukur bashkë me kostumin e përvetësuar në pazarin e Kukësit para zgjedhjeve!

Gjithashtu, mësohet se prokuroria po verifikon edhe pamjet e videos, ku Kodheli kërcente vallen e Kukësit për të parë se çfarë pasojash i ka sjell ajo kësaj valle tradicionale.

Sipas akuzës, me lejen e policisë po hetohen edhe bashkëpunëtorët e saj në këto krime dhe që mendohen se janë disa individ të qarkut Kukës, Tropojë dhe Has që janë joshur nga organizata “Rilindja” me një pozicion pune, duke dal në mbrojtje të “taksës në rrugën e kombit”!

#të_hiqe_taksa#