.

Kur qeveritë do ta dëgjojnë njeriun, para se ky të kapë gurët?

Shkruan: Artan Fuga

Si është e mundur? Konflikti social dhe rezistenca sociale: një realitet krejt normal për një shoqëri të sotme, kthehen te ne:

  1. Ne shkopa gome dhe gure midis protestuesve dhe policise.
  2. Ne debate qe degjenerojne ne sharje e fyerje ne kuvend.
  3. Ne thirrje per mosbindje civile e mitingje qe opozita premton e nuk organizon.
  4. Ne emisone ne tv. Komente.

Kaq.

Dhe jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotesise.

Kur do te mendojme ndryshe, ta mendojme ndryshe Shqiperine?

Ta mendojme ndryshe veprimin social?

Kur qeverite do te degjojne njeriun para sesa ky te mos kete rruge tjeter vec kapjes se gureve?

Kur do te arrijme qe ndryshimin ta bejme me ane te opinionit publik qe eshte fjala?

Kur dhuna do te largohet nga Shqiperia ku gure mbi policet dhe shkopa gome mbi qytetaret, nuk do te na mbajne ne gjendje barbare, parademokratike?

Kush na hedh ne kaos e dhune, atje ku argumenti hesht? Ku fjala behet e tepert?

Kur do ta mendojme kete nje here pa humbur mes flakeve, shkopave, gureve?

Kush po n’a bllokon mendimin nderkohe perseri deshtuam te behemi shtet?