.

Krim makabër në Vlorë/Qëlloi disa herë me sëpatë në kokë kushëririn, pranga vlonjatit(Emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës ku një person ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij.Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta 40 vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar disa herë me të në kokë kushëririn duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë ndërkohë brimet nga policia thanë se autor i krimit është Dilaver Veshaj ndërsa viktimë është shtetasit A.Veshaj.
Fatmirësisht autori është arrestuar në kohë rekord nga policia.

Njoftimi i policisë
Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.