.

Emigracioni/ Vasili ngre alarmin: Tragjedi e rëndë dhe rrënqethëse, mijra të mitur…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në facebook lidhur me deklaratat e kryeminitrit Rama për emigrimin dhe azilkërkuesit.

Vasili e cilëson si një tragjedi shumë të madhe realitetin shqiptar, si edhe shkruan se shumë fëmijë shqiptarë largohen të vetëm drejt vendeve jashtë Shqipërisë, fëmijë të mitur që largohen pa prindër.

Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia, trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim. Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore”, shkruan Vasili.

Postim i plotë

Tragjedi largimi i mijra te miturve nga Shqiperia dhe kryeministri rri e veshtron…

Mijra te mitur nga mosha 7 -17 vjec largohen nga Shqiperia te pashoqeruar drejt Europes.

Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.

Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia,trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.

Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.

Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre,por qeverisja e nje kryeministri pa vizion,pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.

Modestia,reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.

Toka e djegur eshte nje fatkeqesi tragjike per te gjithe,por nuk duket e tille per kryeministrin.